Kujtohet në Romë 548 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu - Ora News

Kujtohet në Romë 548 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu - Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Ambasada e Shqipërisë në Romë, Ambasada e Kosovës e Përfaqësia Diplomatike Shqiptare në Vatikan organizuan të dielën më 17 janar një ceremoni përkujtmore me rastin e 548 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.br Kjo ceremoni u mbajt në sheshin Albania në Romë aty ku ndodhet Monumenti i Heroit tonë Kombëtar.br Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Neritan Ceka, Ambasadorja e Kosovës Bukurie Gjonbalaj, Përfaqësuesi me punë pranë Selisë së Shenjtë, Visar Zhiti, përfaqësuesi i komunitetit shqiptar pranë Bashkisë së Romës, Edmond Godo si dhe emigrantë shqiptarë që prej vitesh jetojnë e punojnë në kryeqytetin italian.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2016-01-18

Duration: 01:03

Your Page Title