Reforma në drejtësi, zbardhet opinioni i PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

Reforma në drejtësi, zbardhet opinioni i PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

3 dokumenta janë nisur drejt Komisionit te Venecias; paketa kushtetuese e përgatitur nga ekspertet, opinion i LSI dhe një dokument prej 73 faqesh qe përfaqëson qëndrimin e Partisë Demokratike. Ne dokumentin e hartuar nga opozita theksohet se ndryshimet kushtetuese te hartuara nga ekspertet jane realizuar ne mënyre te njëanshme, duke vene ne dukje se Partia Demokratike prêt qe mendimi i Venecias kete here te jete me specifik per t?i dhënë fund çdo debati mbi mënyrën se si duhet reformuar sistemi i drejtësisë ne Shqipëri. Ekspertet e PD kane shprehur vërejtët e tyre për çdo nen te hartuar nga ekspertet, ashtu siç bene edhe kur ne Venecia u nis drafti i pare i ndryshimeve kushtetuese e pjesa me e madhe e kritikave përqendrohet tek numri i votave, me te cilin do te zgjidhen ne parlament Prokurori i Përgjithshëm, anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor, anëtaret e Këshillit te Larte te Prokurorisë, anëtaret e Gjykatës Kushtetuese etj.?Në përfundim vlerësojmë, se nisur nga situata aktuale politike në vend, si dhe nga historia parlamentare në Shqipëri, do të ishte një zgjidhje e përshtatshme, konstatimi që ka bërë vetë Komisioni i Venecias në një Opinion të tij, mbi kontrollin e ndërsjellë midis pozitës dhe opozitës parlamentare, ku ka specifikuar se: ?Komisioni i Venecias i qëndron mendimit se anëtarët që vijnë nga Parlamenti duhet të zgjidhen me shumicë prej 23 me një mekanizëm zhbllokues ose nëpërmjet një metode proporcionale që garanton që opozita të ketë influencë në përbërjen e Këshillit?.? vërejnë ekspertet e opozitës.Demokratet jane kundër ngritjes se këshillit per emërimet dhe gjykojnë se nuk është e nevojshme nje Gjykate e Larte Administrative.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-01-18

Duration: 01:35

Your Page Title