Report TV - Vrasja e dyfishtë, pleqësia fal fisin Dushaj, por me një kusht

Report TV - Vrasja e dyfishtë, pleqësia fal fisin Dushaj, por me një kusht

Dalin nga ngujimi 6 familjet Dushaj. Që prej vrasjes së dy vëllezërve Shkami më 2 janar nga Aleksandër Dushaj, familjet e fisit të tij, ishin të ngujuar.br br Ndërmjetësimi është bërë nga misionarët e paqes dhe pleqëria e fshatit Drisht të Shkodrës. Kreu i këtyre misionarëve, Nikoll Shullani, tregon momentet si u arrit falja. Për mikrofonin e Report TV ai shprehet se kjo ishte tepër e vështirë por falë zemrës së madhe të familjarëve Shkami, dalja nga ngujimi u bë realitet.br br Kushti i kësaj falje është që kushërinjtë të mos ndihmojnë familjen e Aleksandër Dushajt.br br Vrasja e dy vëllezërve Shkami tronditi Shkodrën në këtë fillim viti. Aleksandër Dushaj ekzekutoi me automatik dy vëllezërit teksa ata ktheheshin nga vizita tek e ëma e tyre. Esati kishte kërkuar dorën e vajzës së njërit prej vëllezërve, por ishte refuzuar.br br Për t?ju shmangur një konflikti të mundshëm babai e kishte dërguar vajzën ne Angli. Para se të kryente krimin Esat Dushaj kishte telefonuar njërin prej vëllezërve, bisedë e cila kishte përfunduar në sharje dhe ofendim.br br Mëngjesin e datës 2 janar ai u ka zënë pritë duke i ekzekutuar pranë shtëpisë. Pas tre ditësh arrati Aleksandër Dushaj u vetëdorëzua në Kamëz.


User: Report TV

Views: 12

Uploaded: 2016-01-25

Duration: 01:52