Report TV - Projekti i TAP, mbahet takimi i parë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë

Report TV - Projekti i TAP, mbahet takimi i parë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë

Projekti i gazifikimit TAP është diskutuar sot në takimin e parë të Komisionit mes tre shteteve nga ku kalon edhe linja e transmetimit, përkatësisht Shqipërisë, Greqisë e Italisë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.br br Përveç ekspertëve kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë TAP dhe Ministri i Gjiknuri i cili ka vlerësuar ecurinë e deritanishme të projektit të ndërtimit të gazsjellësit.br br ?Gazsjellësi është një projekt kyç e strategjik për infrastrukturën e gazit në rajonin tonë. Punimet po shkojnë sipas parashikimeve në të gjitha vendet ku kalon ky projekt?, është shprehur Gjiknuri. br br Sipas tij, Shqipëria po ndërmerr veprimet e nevojshme për tu bërë jo vetëm vend tranzit i gazit por edhe konsumator. br br ?Shumë shpejt do mund të përmbyllim edhe Masterplanin e gazit në Shqipëri, një dokument me shumë rëndësi për të ardhmen e gazifikimit të vendit?, nënvizoi Gjiknuri. br br Ai inkurajoi bashkëpunimin mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për të garantuar mbarëvajtjen e fazës aktuale të ndërtimit të gazsjellësit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-01-25

Duration: 01:16

Your Page Title