Report TV - Reforma zgjedhore, Basha:Qeveria teknike parakusht për zgjedhje të lira

Report TV - Reforma zgjedhore, Basha:Qeveria teknike parakusht për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i lur në tryezën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta mbi reformën zgjedhore deklaroi se parakusht i vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme është krijimi i një qeverie teknike.br br Sipas tij, qeveria aktuale nuk mund të mbaje zgjedhje të lira, duke iu referuar këtu edhe zgjedhje të 2013-2015, në të cilat sipas kreut të opozitës mbizotëroi korrupsioni zgjedhore.br br ?Nëqoftëse ka një armik të madhe të zgjedhjeve sot, ky është korrupsioni zgjedhor. Nga një shqetësim në të shkuarën sot është kërcënim i madh. U kthye në vitin 2013 dhe sot është kanceri në reformën zgjedhore,? tha Basha teksa shtoi se blerja e votave në Korçë në 2015, u kthye në poligon.br br Lideri i së djathës, u shpreh se korrupsioni zgjedhor është vetëm njëra anë e medaljes.br br ?Korrupsioni zgjedhor është vetëm një aspekt. Ky korrupsion prodhon çdo derivat. Pushteti prodhon korrupsioni politik, ky sjell korrupsionin zgjedhor, blen mediat me reklama të majme. Këtu fillon edhe krimi i organizuar. Ky është modeli i shtetit mafioz . Dy janë burimet kryesore të financimit politik dhe zgjedhor. Korrupsioni i tenderave dhe krimi i organizuar,? tha Basha.br br Më tej kreu i PD-së solli në vëmendje edhe korrupsionin e shfaqur në financimin e fushatave zgjedhore në media, apo krijimin e zyrave elektorale.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-01-26

Duration: 00:44

Your Page Title