Report TV - Sherr me armë në Korçë, plagoset 20-vjeçari, shkaku: Për një vajzë

Report TV - Sherr me armë në Korçë, plagoset 20-vjeçari, shkaku: Për një vajzë

Një i ri është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës pak pas mesditës së kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 7 të rrugës Don Gjon Buzuku. Sipas informacioneve paraprake i riu Aleksandër Beshiri 20 vjeç është dërguar fillimisht në spitalin Rajonal të Korçës e më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ka marrë plagë në këmbë.br br Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit i identifikuar si Kristo Horanli 28 vjeç, banues në Tiranë i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.br br Sipas burimeve nga policia motivet e ngjarjes lidhen me sherrin për një vajzë.


User: Report TV

Views: 7

Uploaded: 2016-01-26

Duration: 00:45

Your Page Title