Report TV - Ksera: Arrestimi im politik, PD Gjirokastër: Të reagojë Tirana

Report TV - Ksera: Arrestimi im politik, PD Gjirokastër: Të reagojë Tirana

TIRANE - Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë Berisha 2, Spiro Ksera është arrestuar nga policia mbrëmjen e së premtes nën akuzën e vjedhjes të 30 milionë lekë të reja duke shpërdoruar detyrën. Arrestimi i Kserës, që shënon edhe vënien në pranga për herë të parë të një ish-ministri në vendin tonë, është bërë në një lokal në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, ku ai jeton. Ndaj tij Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar urdhër arresti me akuzën se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes tenderëve fiktivë për organizimin e aktiviteteve social-kulturore për fëmijët në nevojë, romët dhe moshën e tretë, gjatë vitit 2013 pak para zgjedhjeve të qershorit kur të djathtët lëshuan pushtetin. Në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit Kleves Bitro si dhe mbështjen e disa zyrtarëve të tjerë, Ksera ka vjedhur paratë e akorduara për aktivitetet e shtresave të ndryshme sociale. Në shumicën e rasteve, sipas Prokurorisë së kryeqytetit, këto aktivitete nuk janë realizuar, ose janë bërë me kosto shumë më të ulëta se sa vlera që është shënuar në dokumentet zyrtarë.br br Shqiptarja.com zbardh deklaratat e para të ish-ministrit Ksera në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës, pas arrestimit të tij. Ai mësohet të jetë shprehur para hetuesve se arrestimi ka prapavijë politike. Ndërkohë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga strukturat e Partisë Demokratike, dega Gjirokastër, ku Ksera është pjesëtar në këto struktura. Burime nga PD-Gjirokastër thanë për Shqiptarja.com se i takon degës së Tiranës të japë një reagim për ngjarjen.br br Burime nga Policia e Shtetit thanë për Shqiptarja.com se në pranga ka rënë edhe dy ish-zyrtarë. Bëhet fjalë për Artevis Menen, ish-punonjës në ministrinë e Kserës, i cili është arrestuar në fshatin Goranci, ku ai jeton, pranë Dervicanit. Personi tjetër i arrestuar është A.Karabashi, drejtues i agjencisë ?Karabashi?, i cili akuzohet se është është përdorur për falsifikimin e dokumenteve fiktive.br br Të njëjtat burime sqaruan se janë lëshuar edhe 4 urdhër arreste të tjera, të cilat pritet të ekzekutohen në Tiranë.br br Ish-ministri Ksera është paraqitur mjaft i qetë gjatë momentit të ndalimit ku ka deklaruar se nuk "ka bërë asgjë". Ksera u shoqëruar pa pranga me një makinë policie drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, ndërsa pas mesnate, rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës ai u transferua për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2016-01-30

Duration: 02:04

Your Page Title