Report TV - Shkrumbohet banesa, vdes 4- vjeçari, nëna shpëton foshnjen

Report TV - Shkrumbohet banesa, vdes 4- vjeçari, nëna shpëton foshnjen

TIRANE - Një fëmijë 4-vjeçar u dogj i gjallë në banesë si pasojë e një zjarri të fuqishëm që ra në shtëpinë ku vogëlushi jetonte me prindërit dhe foshnjën 7 muajsh të familjes Nezha. Çifti i bashkëshortëve së bashku me fëmijën 7 muajsh mundën të dilnin gjallë nga banesa, ndërsa fëmija 4-vjeçar i tyre mbeti i bllokuar. Janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, dhe se si vogëlushi mbeti në banesë.br br Zjarri ra rreth orës 18:00 në një apartament në katin e 7 të një pallati në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Lajmi për humbjen e jetës së fëmijët u konfirmua në një komunikim Live në Report TV të shefit të zjarrfikësve Shkëlqim Goxhaj, i cili tha se punonjësit e forcave zjarrfikësve kishin gjetur të pajetë fëmijën në brendësi të shtëpisë.br br Shefi i Shërbimit zjarrëfikës në Tiranës tha se edhe punonjësit që hynë në apartament me shpresën për të shpëtuar fëmijën 4 vjeç, nuk janë në gjendje të mirë për shkak të asfiksisë nga tymi i madh.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2016-02-02

Duration: 01:24

Your Page Title