Report TV - Zbardhet fondi, ja sa do rriten pensionet për 2016, kush përfiton

Report TV - Zbardhet fondi, ja sa do rriten pensionet për 2016, kush përfiton

TIRANË - Për rritjen e pensioneve në 2016-n, qeveria do të japë 1.17 miliardë lekë. Një fond dy herë më i lartë ky, se ai qëështë dhënë një vit më parë për të njejtin qëllim. Në dokumentin e Programit të Reformave Ekonomike, Këshilli i Ministrave ka miratuar lekët që do të jepen për rritjen e pensioneve. ?Niveli i shpenzimeve për Skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2016 parashikohet në masën 113.3 miliardë lekë, sa 7.4 e PBB-së, nga e cila, për politikën e rritjes së pensioneve, është parashikuar një fond prej 1.17 miliardë lekësh?, - thuhet në programin ekonomik të qeverisë.br br Në 2015-n pensionet u rriten me 1.4 dhe qeveria akordoi një fond prej 554 milionë lekësh, dy herë më pak se ai që ka miratuar për 2016-n. Sipas këtij parashikimi, pensionet për vitin 2016 do të pësojnë një rritje nga 1.4-3. Sipas qeverisë, përveç indeksimit me inflacionin, këtë vit do të bëhet edhe një rritje e lehtë për pensionet.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-02-06

Duration: 01:41

Your Page Title