Report TV - PD: Prokuroria të nis hetimet për kërcënimin e Ndocajt, Rama hesht

Report TV - PD: Prokuroria të nis hetimet për kërcënimin e Ndocajt, Rama hesht

Partia Demokratike i bëri thirrje këtë të dielë prokurorisë që të nis hetimet për kërcënimin që i është bërë deputetit të Lezhës Eduart Ndocaj nga i vëllai i Arben Ndokës.br br Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së e quajti të turpshëm faktin që kryeministri Rama flet për vlerat e partisë së tij, ndërsa nuk gjen kohë të flasë për faktin se deputeti Ndocaj është kërcënuar me jetë sipas PD-së nga koordinatori i PS në Lezhë, Arben Ndoka.br br ?Deputeti i Ramës ka denoncuar publikisht se kërcënimi me jetë i ka ardhur nga kordinatori i Edi Ramës për Partinë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka, i cili, pavarësisht se beteja jonë për dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit, vazhdon me të njëjta metoda kriminale të drejtojë në emër të Edi Ramës partinë e Lezhës,? tha Zhupa.br br Një ditë më parë Ndocaj denoncoi kërcënimin që i ishte bërë me telefon nga i vëllai i ish deputetit socialist Arben Ndoka.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-02-07

Duration: 01:03

Your Page Title