Report TV - Rruga e Kombit me pagesë, qeveria hap përsëri tenderin për koncesionin

Report TV - Rruga e Kombit me pagesë, qeveria hap përsëri tenderin për koncesionin

Duket se qeveria nuk ka ndër mend të heqë dorë nga koncesioni i mirëmbajtjes së "Rrugës së Kombit", që parashikon vendosjen e një tarife për kalimin e saj. Në më pak se dy muaj nga dështimi i përpjekjes për kalimin e këtij shërbimi te subjektet private, Qeveria ka shpallur një tender të ri që parashikon përsëri dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës për 30 vite. br br Si dhe në tenderin e vitit të shkuar, bëhet fjalë për një koncesion që parashikon Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Rehabilitimin e Autostradës Milot- Morinë.br br Në shpalljen publike për tender, Ministria thekson se koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë ë re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeo-teknike të stabilizimit.br br Tentativa e fundit e qeverisë për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e aksit Milot-Morinë në Rrugën e Kombit dështoi në ditët e fundit të dhjetorit të shkuar.br br Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që ofertat e paraqitura nga kompanitë pjesëmarrëse në garë nuk përbënin interes publik duke qenë se ishin dy herë më të larta se pritshmëria e qeverisë.br br Në tenderin e fundit dorëzuan ofertat dy kompani, grupi kinez i quajtur ?China Construction?, ndërsa oferta e dytë i përkiste një konsorciumi mes ?Vendeka Bilgi? dhe kompanisë ?Salillari?.br br Gjatë zhvillimit të tenderit u mësua se parashikohej një tarifë prej 5 eurosh për kalimin e Mjeteve në Rrugën e Kombit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-02-10

Duration: 01:20

Your Page Title