Degradimi i Arsimit ne Shqiperi - News, Lajme - Vizion Plus

Degradimi i Arsimit ne Shqiperi - News, Lajme - Vizion Plus

Arsimi ne Shqiperi jo vetem eshte ne krize por po degradon cdo dite. Pedagoge te degeve te mesuesise madje dhe perfaqesues te mazhorances shprehin keqardhjen per nivelin e dobet te arsimtareve dhe nxenesve. Duke iu referuar rezultateve alarmante te testimeve, gjuhetari Rami Memushaj tregon se vitet e fundit deget e mesuesise ne univeristete jane mbushur me studente analfabete qe shume prej tyre sot japin mesim ne shkolla.Deputetja e Partise Socialiste Mimoza Hafizi njeheresh pedagoge ne Fakulteti i Shkencave te Natyres thote se kjo situate e rende ne arsim vjen per shkak te disa faktoreve nje prej tyre eshte cilesia e dobet e teksteve. Vetem pak dite e pare Ministria e Arsimit publikoi te dhenat e testimit te mesuesve te TIranes qe kane me pak se 20 vite pune ne arism. Sipas rezultateve 40 e tyre nuk dine te japin mesim. Po kaq tronditese ishin dhe rezultatet e nxenesve te klasave te treta dhe te pesta ne te gjithe vendin. 10 jane analfabete, ndersa 60 nen nivelin mestar. Por cfare duhet bere per te dale nga kjo situate? Gjuhetari Memushaj propozon heqjen nga sistemi te mesuesve te dobet, ndersa deputetja Hafizi rritjen e financimit per arsimin. Sot buxheti i arsimit ze 3 te prodhimit te brendshem bruto me i ulti ne rajon. Sipas deputetes dhe pedagoges Mimoza Hafizi ai duhet te shkoje ne nivelin e 5 per te stimuluar deget e mesuesise dhe nxenesit e mire, si dhe per te ndryshuar infrastrukturen ne shkolla. Ndersa per gjuhetarin Memushaj matura shteterore ishte procesi qe demtoi shkollat e larta dhe ne veçanti deget e mesuesise.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2016-02-10

Duration: 02:17

Your Page Title