Report TV - Shpërthimi në Gërdec, qeveria i jep Delijorgjit 15.600 € dëmshpërblim

Report TV - Shpërthimi në Gërdec, qeveria i jep Delijorgjit 15.600 € dëmshpërblim

Qeveria i ka paguar Mihal Delijorgjit 15.600 euro dëmshpërblim, e diktuar nga Gjykata e Strasburgut, sipas së cilës ndaj biznesmenit të Gërdecit janë shkelur afatet e paraburgimit, periudhë në të cilën ai është përballur edhe me stres. br br Delijorgji fitoi vitin e shkuar përballjen me shtetin shqiptar në këtë gjykatë, për padinë e shkeljes së të drejtave të njeriut. br br Gjykata e Strasburgut vlerësoi se janë tejkaluar afatet e mbajtjes në paraburgim të Delijorgjit, në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventë të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në Kuvend që prej vitit 1996. br br Mihal Delijorgji ishte pjesë e 28 personave të ndaluar nga policia pas shpërthimit të Gërdecit, më 15 Mars të 2008-ës, e ku gjetën vdekjen 26 persona. br br Ai u ndalua më 17 Mars, po të atij viti si administrator i ?Albademil?, kompania që operonte në Gërdec.


User: Report TV

Views: 12

Uploaded: 2016-02-11

Duration: 01:14