Fiks Fare, 11 Shkurt 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Fiks Fare, 11 Shkurt 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Emerimet dhe shkarkimet e punonjesve te administratesbr br Si ndikojne zgjedhjet ne emerimet dhe shkarkimin e punonjesve te administrates. Ne adresen e Fiks fare erdhi ankesa e nje zonje Rrubiku. Ajo punonte si pergjegjese ne cerdhen e Rrubikut qe prej vitit 2003. Ne muajin gusht te vitit 2015 zonja merr vesh qe nuk eshte me pergjegjese e cerdhes, eshte thjeshte kujdestare. Kjo nuk iu komunikua zyrtarisht, por thjesht iu tha nga kryetarja e njesise administrative te Rrubikut.br Fiks fare shkon ne Rrubik, atje zonja Dana Kola na tregon se cfare ka ndodhur me punen qe kishte. Ajo kishte mbaruar arsimin e mesem dhe me pas kishte mbaruar nje kurs 1 vjetor per infermjeri. Nisur nga fakti se ne rregulloren e cerdhes pergjegjesja duhet te jete staf mjeksor, ne vitin 2003 zonja Dava Kola u emrua pergjegjese e cerdhes Rrubik. Pas zgjedhjeve vendore te vitit 2015 zonja merr nje njoftim me goje qe nuk eshte me pergjegjese e cerdhes se Rrubikut. Kete njoftim e merr nga Administratorja e njesise Bashkiake Rrubik Flora Jushi. Zonja Dava mendon se ulja e saj ne detyre, e cila u be pas zgjedhjeve u be per arsye politike. Pasi u largua nga posti i pergjegjeses, ne nentor zonja Dava u lirua perfundimisht nga puna si kujdestare e cerdhes. Aktualisht eshte e papune.br Interviste Dava Kolabr Biseda e Znj. Dava Kola me Z. Flora Jushi (administatoren e Rubikut). Kete bisede e ka regjistruar vete znj Dava. Gjate bashkebisedimit, prej te cilit fiks fare disponon materialin audio, permendet fakti se zonja Dava nuk eshte me pergjegjese. Flora Jushi i thote zonjes Dava, se ka numer te ulet te femijeve qe frekuentojne cerdhen, ndaj nuk mund te kete nje pergjegjese te cerdhes. Ne nje moment te bisedes, Flora i thote Daves se djali i saj as nuk ka shkuar te votoje. Ajo i thote se jam e gatshme te hap listat dhe te te vertetoj se djali juaj nuk ka votuar ne zgjedhjet e shkuara.br Interviste Flora Jushi, Administratore e Njesise Bashkiake Rrubik. Zonja tregon se pretendimet e Daves nuk jane te verteta, ajo nuk e ka gjetur Daven ne postin e pergjegjeses se cerdhes kur erdhi ne detyren e administratores. Dava ishte vetem nje kujdestare e thjeshte ne cerdhe, e cila nuk respektonte oraret dhe kishte per te pakenaqesi dhe nga prinderit. Nga shkeljet e njepasnjeshme qe bente, i beme nje kerkese kryetarit te Bashkise Rreshen, i cili urdheroj largimin e saj nga puna. E pyetur ne lidhje me biseden qe vete zonj Dava Kola ka rregjistruar, ajo tregon se nuk e dinte se po rregjistrohej dhe ne biseda e siper mund te kete thene dicka pa qellim negativ.


User: Top Channel Albania

Views: 9

Uploaded: 2016-02-12

Duration: 09:50