Report TV - Kapet gomone në Vjosë, dyshohet se do të përdorej për trafik droge

Report TV - Kapet gomone në Vjosë, dyshohet se do të përdorej për trafik droge

Një gomone e fuqishme me dy motorrë është kapur sot në Vjosë, konkretisht në fshatin Bishan ku ishte e fshehur në një vend jo të frekuentuar.br br Gomonja ishte 9.5 metra e gjatë dhe secili prej motorrëve kishte 350 kuaj fuqi.br br Policia dyshon se mjeti lundrues do të përdorej për transportimin e lëndëve narkotike në rrugë detare dhe është gjetur nga ekspertët e policisë gjatë një aksioni të ndërmarë në gjithë bregdetin e Vjosës.br br Sipas policisë, aksioni vijon në gjithë rrjedhën e lumit Vjosë, kryesisht në zonën Novoselë-Hoxhare për të gjetur personat që e kanë fshehur gomonen apo lëndën narkotike që ajo mund të kishte transportuar mbrëmjen e sotme.br Gomonja u gjet nga një operacion i përbashkët i policisë së qarkut Vlorë, Delta Forcës dhe policisë kufitare.


User: Report TV

Views: 10

Uploaded: 2016-02-14

Duration: 00:43

Your Page Title