BSH raporton ulje të çmimit të shitjeve dhe qerave në të gjitha zonat- Ora News

BSH raporton ulje të çmimit të shitjeve dhe qerave në të gjitha zonat- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Çmimet e shitjes së apartamenteve dhe qerave kanë pësuar rënie. Banka e Shqipërisë konstaton në raportin e politikës monetare se kjo ka gjallëruar kërkesën dhe ka nxitur kreditimin. Ndërkaq agjentët imobiliarë shpjegojnë se pas shumë vitesh ngërçi, çmimet kanë rënë për të gjitha zonat. Përsa u përket qerave, qytetarët preferojnë hapësira të vogla, që kanë edhe çmimet më të ulëta.br Ndërtuesit po ulin çmimet e shitjes së apartamenteve, në përpjekje për të çliruar nga ngërçi tregun dhe për të krijuar likuiditet.br Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për rënie të indeksit të çmimit të banesave me 4.8 në tremujorin e katërt të vitit 2015, pas rritjes në tremujorët e mëparshëm.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-02-15

Duration: 02:02

Your Page Title