Report TV - Gjosha për mungesën e takimit Kerry-Meta: Çështje axhende

Report TV - Gjosha për mungesën e takimit Kerry-Meta: Çështje axhende

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e konsideron mungesën e një takimi mes kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry si një çështje axhende.br br Sipas saj, këtë çështje e zgjidh vetë Ambasada dhe protokolli i Shtetit që ëhstë përgjegjës për axhendën.br br ?Këto janë çështje që i zgjidh vetë Ambasada Amerikane protokolli i shtetit pra janë një sërë elementësh që kanë të bëjnë në lidhje të drejtpërdrejtë me axhendën përkatëse. Këtu nuk ka vënd për qëndrim sepse përgjegjës për axhendën është Ambasada Amerikane dhe kjo gjë i takon ambasadës? ka thënë ajo.br br Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha duke u ndalur tek integrimi i vendit, ka thënë se prioritet kyc për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, reformën në drejtësi. br br Ajo kërkon dakordësi nga palët politike që ta votojnë brenda marsit këtë reformë.br br Gjosha u ndal edhe tek kritikat e adresuara ndaj institucioneve të cilat nuk përmbushin kërkesat integruese.br br Gjosha ishte në Shkodër në kuadër të mbylljes së programit IPA ndërkufitar Shqipëri- Mali i Zi. Ne total fondi i akorduar per 2 vendet tona ka qene rreth 600 mije euro.


User: Report TV

Views: 7

Uploaded: 2016-02-15

Duration: 00:24