Report TV - Mendohuni mirë kur të merrni këto rrugë, Lumi i Vlorës 25 vjet i harruar

Report TV - Mendohuni mirë kur të merrni këto rrugë, Lumi i Vlorës 25 vjet i harruar

VLORE - Prej më shumë se 25 vitesh rruga e Lumit të Vlorës që lidh 70 fshatra është e shkatërruar. Ndërsa Tiranë-Vlorë përshkohet për 2 orë e gjysmë, për të përshkruar këtë rrugë nga qyteti bregdetar drejt fshatrave duhen orë të tëra për shkak të gjendjes së saj...Për asflat nuk mund të flitet, ndërsa rrugët e ngushta dhe me gropa i detyrojnë automjetet të lëvizin vetëm me një shpejtësi jo më të lartë se 20 kmorë.br br Për shkak të zonave të cilat lidh, rruga përballon një fluks të madh automjetesh deri edhe ato me tonazh të lartë.br br Ajo është bërë e pakalueshme kryesisht në fshatin Kallarat ku ka edhe shkëputje të masivëve të dheut.br br Por përpos këtij shqetësimi, problematike paraqitet edhe ura që lidh fshatrat Gjormit dhe Lepenicës, e cila ka pësuar dëmtimet të rënda duke rrezikuar përdoruesit e rrugës.br br Banorët ngrenë shqetësimin duke kërkuar zgjidhen sa më parë të rrezikut që u kanoset.br br Qeveria shqiptare ka përfituar një fond prej 78 milion dollar nga Kuvajti për të ndërtimin e kësaj rruge.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2016-02-20

Duration: 01:53

Your Page Title