Dekretet për ndryshimet në Qeveri, Nishani i drejtohet Kushtetueses për interpretim- Ora News

Dekretet për ndryshimet në Qeveri, Nishani i drejtohet Kushtetueses për interpretim- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br br Presidenti, Bujar Nishani, vlerëson se mosvotimi në parlament i dekreteve për shkarkimin e Ministrave Cani e Ahmetaj, ka shkaktuar ngërç në funksionimin e institucioneve.br Për këtë arsye, Presidenti i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.br Në kërkesën drejtuar këtij institucioni, Presidenti shprehet se një situatë e tillë pengon vijimin me emërimin e Ministrave Ahmetaj dhe Ekonomi.br ?Kjo situatë ka krijuar një ngërç, pasi Presidenti nuk ka proceduar me emërimin e dy Ministrave të tjerë, që zëvendësojnë dy Ministrat e shkarkuar. Përsa kohë Dekretet e Presidentit për shkarkimin e dy Ministrave nuk janë shqyrtuar nga Kuvendi, do të thotë që ato kanë ngelur pa fuqi. Do të jetë pa kuptim nëse Dekretet për Shkarkimin e Ministrave do të kenë votën kundër të Kuvendit, ndërkohë që Presidenti emëron dy ministra të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit?-thuhet në shkresën e Presidentit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-02-20

Duration: 01:09