Report TV - Nishani nuk dekreton ministrat pa vendimin e Kushtetueses

Report TV - Nishani nuk dekreton ministrat pa vendimin e Kushtetueses

TIRANË - Fati i dekreteve të emërimit të dy ministrave të rinj Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi do të vendoset pasi Gjykata Kushtetuese të shprehet me një vendim përballë kërkesës për interpretim që i bëri kreu i shtetit Bujar Nishani. Burime nga Presidenca thanë për Shqiptarja.com se presidenti nuk do të hedhë firmën e tij mbi propozimet e kryeministrit Edi Rama.br br Nishani ju drejtua të shtunën Kushtetueses për të kërkuar interpretimin e saj për nenin 98 pika 1, që ka të bëjë me dekretet e emërimit dhe shkarkimit të ministrave brenda 7 ditëve nga momenti që shefi i qeverisë ka bërë propozimet. Por ngërçi sipas Nishanit, është në faktin që për të respektuar afatet kushtetuese, atij i duhet të dekretojë emërimet e dy ministrave të rinj, Ahmetaj tek Financat dhe Ekonomi tek Ekonomia, ndërkohë që Kuvendi ende nuk është shprehur me votë për dy dekretet e shkarkimit, atë të Canit nga Financat dhe Arben Ahmetaj nga Ministria e Ekonomisë.br br "Sa kohë dekreti për emërimin e ministrit është detyrim kushtetues për presidentin, a ekziston mundësia që presidenti të kërkojë verifikim të kandidatit të poropozuar nëse ky i fundit i plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore dhe nëse jo, a mund t'i kërkojë kryeministrit rishikimin e kandidaturës", - është një nga pyetjet që ngrë Presidenti Nishani në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-02-22

Duration: 01:46

Your Page Title