Report TV - Meta nga Danimarka: Reforma në drejtësi prioritet i axhendës politike

Report TV - Meta nga Danimarka: Reforma në drejtësi prioritet i axhendës politike

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta teksa ka zhvilluar disa takime në Danimarkë, ka theksuar se Reforma në Drejtësi është prioriteti kryesor i axhendës politike.br br Teksa Meta është takuar me kryetaren e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjersgaard shtoi se, reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë është kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.br br Gjatë një vizite pune në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në Folketinget nga Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjersgaard, me të cilën biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-02-24

Duration: 01:12

Your Page Title