Report TV - Bulevardi Tiranës/ Banorët përplasen me policinë, nis shembja e banesave

Report TV - Bulevardi Tiranës/ Banorët përplasen me policinë, nis shembja e banesave

TIRANË- Nis shembja e banesave të dhjetëra familjeve që preken nga projekti nga ndërtimi i bulevardit të ri në Tiranë. Para nisjes së këtij procesi, përplasjet mes banorëve dhe punonjës të Inspektoratit ndërtimor Urbanistik Vendor e uniformave blu kanë qenë mjaft problematike.br br Rreth 200 banorë të Stacionit të Trenit kanë refuzuar me forcë daljen nga banesat. Përplajsa ka arritur kulmin në momentin kur fadromat kanë mbërritur pranë shtëpive të tyre.br br protesta te blv trbr br Policia tentoi të shoqërojë njërin prej banorëve, por familjarët dhe fqinjët e tij i'u sulën policisë për ta ndaluar. br br ?Jemi autoktonë tiranas, të vijën këtu të hipotekojnë e t?i thonë e gëzoni shtëpinë që keni vjedhur, e ne që jemi autoktonë dem baba dem të na nxjerrin, të vijë këtu të na shpronësojë, të na marrë shtëpi. të na gjejnë shtëpi të futemi brenda. Donte votat kryetari i bashkisë tani duhet të përgjigjet për popullin. E merr tjetrin zvarrë e fut në furgon,? shprehet një nga banorët. br br Ndërsa të tjerë thonë se kompensimet që kanë marrë, janë shumë të ulta në krahasim me vlerën e tregut. Situata ka qenë shumë e rënduar, ku një pjesë e banorëve, burra dhe gra janë parë duke qarë me frikën se do të mbeten pa shtëpi.br br Një kryefamiljar është shoqëruar në polici pas rezistencës ndaj policisë, ndërkohë që në banesën e tij policia ka nisur të nxjerrë jashtë orenditë shtëpiake. Po ashtu pranë banorëve mësohet se ka mbërritur dhe një autoambulancë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-02-25

Duration: 02:09

Your Page Title