Bushati takon Nuland: Angazhim i qeverisë për të përmbyllur reformën në drejtësi

Bushati takon Nuland: Angazhim i qeverisë për të përmbyllur reformën në drejtësi

Subscribe në Ora News këtu br Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka marrë pjesë në një seancë të posaçme të komisionit për politikën e jashtme në Kongresin Amerikan. Bushati ka njohur kongresmenët amerikan me reformën në sistemin e drejtëesisë, si një reformë me impakt të gjerë dhe në reformat e tjera në vend.br Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme thuhet se Kongresmenët vlerësuan ecurinë e reformave të ndërmarra nga Shqipëria, si dhe impaktin e tyre në rrugëtimin euroatlantik të vendit. Ata çmuan bashkëpunimin me Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s, kontributin e rëndësishëm të saj për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në përballimin e sfidave të sigurisë. Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e angazhimit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë si një aktor dinamik dhe konstruktiv në rajon.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-02-28

Duration: 00:57

Your Page Title