Dëmtohet rruga e re e Unazës së Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

Dëmtohet rruga e re e Unazës së Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

Rrugë të sapondërtuara apo të rikonstruktuara në pak muaj rikthehen në gjendjen e mëparshme, ku nuk mungojnë gropat e thella dhe balta. Ndërtimi i Unazës se Madhe, u konsiderua si një ndër segmentet më të rëndësishme të kryeqyteti, duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare trafikut te zona e Komunës se Parisit, por gjendja paraqitet krejt ndryshe. I kontaktuar nga Vizion Plus, drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, pohoi se dëmtimi i një njërit krah të segmentit rrugor, i cili lidhet me pjesën fundore të rrugës që të dërgon drejt zonës së komunës së Parisit, ka ndodhur për shkak të problemeve ne tubacionin nëntokësorë dhe, shumë shpejt, Drejtoria e Ujësjellës kanalizime në Tiranë do të marrë masat e duhura, për të normalizuar situatën.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-02-28

Duration: 01:15

Your Page Title