Report TV - Bilancet/ Ulet ndjeshëm kredia e keqe, 17.6% në fund të 2015-ës

Report TV - Bilancet/ Ulet ndjeshëm kredia e keqe, 17.6% në fund të 2015-ës

TIRANË - Niveli i kredive të këqia regjistroi një tjetër ulje të fortë në fund të vitit të kaluar, duke arritur në 17.6 më raport më totalin e portofolit të kredive bankare. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky është niveli më i ulët i kredive me probleme që nga korriku i vitit 2011.br br Kur kishte një maksimum prej 25.3 përqindësh në këtë drejtim vjet, FMN e kishte listuar Shqipërinëtë katërtën në listën e zezë evropiane, në të cilën kryeson Qipro me 40.2, e ndjekur nga Greqia me 39.9 dhe në vend të tretë qëndron Irlanda me 30.3, sa u përket nivelit të kredive të këqia.Vendet ku bankat kanë të paktën 20 të bilanceve të tyre të kredive të klasifikuara si me probleme përfshijnë edhe vende të tjera të rajonit tonë si: Rumania (25.3), Sllovenia (21.2) dhe Serbia (20.3).br br Ulja e shkallës së kredive me probleme në nivelin më të ulët në katër vjet e gjysmë është arritur, në një masë të madhe, falë fshirjes ose nxjerrjes jashtë bilancit të kredive të humbura pa shpresë kthimi, një masë kjo, e vendosur nga bankat dhe e miratuar nga banka qendrore. Fakti që që vetëm gjatë muajit dhjetor kreditë me probleme janë ulur me 2.3 pikë përqindjeje vlerësohet se lidhet me pastrimin e mëtejshëm të bilanceve të bankave në fund të vitit, por, edhe me ristrukturimin e kredive në vlera të mëdha.br br Kreditë me probleme në total shënuan rënie në nëntor, duke zbritur nën 20 për herë të parë që nga fundi i 2011-s. Por pritshmëritë janë që të ristrukturohet borxhi i 35 kompanive VIP, të cilat mbajnë pjesën më të madhe të detyrimeve ndaj bankave të nivelit të dytë. Kjo do të sillte një reduktim të rrezikut fiskal, që përfaqësojnë kreditë e këqia, rrezik, të cilit i ka mëshuar vazhdimisht në raportet e veta çdo mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar që ka vizituar Shqipërinë vitet e fundit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-03-01

Duration: 01:20

Your Page Title