Report TV - Meka: Rënia e kredive me probleme në 17.6%, shkak fshirja nga bilancet

Report TV - Meka: Rënia e kredive me probleme në 17.6%, shkak fshirja nga bilancet

Rënia e kredive me probleme në nivelin 17.6 I detyrohet në masë të madhe fshirjes së huave të humbura nga bilancet e bankave. Eksperti i sistemit bankar, Profesor i Asocuar Doktor Elvin Meka, thotë se fshirja e tyre është lajm i mirë për ekonominë dhe bankat në tërësi, duke qenë se përmirëson më tej treguesit e tyre financiarë e veçanërisht likujditein e sistemit.br br "Natyrisht që ky përbën një lajm të mirë ose duhet marrë si lajm i mirë çka në një farë mënyrë na jep një llojë optimizmi që bankat ndoshta më në fund do të jenë më të shtyra ose më të nxitura që të shikojmë më sy nga rritja e huasë së re në treg. Nuk mund të themi se jemi akoma në një zonë me nje marzh shumë të mirë sigurie duhet të përbeje një llojë sinjali pozitiv për të gjithë bankat për të parë diçka më shumë dhe më me pozitivitet përsa i përket dhenies së huasë së re në treg. br br Gjithësesi, Meka thotë se rënia e kredive me probleme jo detyrimisht do të përkthehet në më shumë kredi për bizeset e individët.br br Përcaktori predominant nuk janë huatë e këqija. Askush nuk mund të fshihet mbas huasë së keqe të pakthyer për të vijuar me tej procesin e dheniës së huasë në treg.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-03-01

Duration: 01:51

Your Page Title