Report TV - Hapet gjyqi, Prokuroria: Prenga kërcënoi Calajt "Ju zhduk si fis!"

Report TV - Hapet gjyqi, Prokuroria: Prenga kërcënoi Calajt "Ju zhduk si fis!"

TIRANE - Në Gjykatën e Lartë u zhvillua seanca e parë ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga, i cili akuzohet për plagosje me armë pa leje rreth 6 muaj më paë në Kurbin. br br Vetë deputeti i Lezhës, i përjashtuar nga Partia Socialiste që pas konfliktit të armatosur para komisariatit të Kurbinit, nuk ishte i pranishëm në këtë seancë të parë që mbahet ndaj tij, ku u përfaqësua nga avokati. br br Sipas Prokurorisë, Prenga i ka kërcënuar anëtarët e familjes Cali duke i thënë se donte t'i zhdukte si fis. Organi i Akuzës i ka kërkuar pyetjen e 75 dëshmitarëve. br br Por ndërkohë, avokati Baftjar Rusi tha se Armando Prenga nuk ka qenë i pranishëm në sherrin para komisariatit. Ai kërkoi dhe një eksperiment hetimor për të privuar se Prenga nuk ka qenë para komisaritit në momentin e plagosjes.br br Prenga akuzohet se plagosi me armë pa leje Tom Calin dhe Nikoll Calin gjatë një përplasje në Lezhë, një konflikt i lindur për Lagunën e Patokut dhe të drejtën e shfrytëzimit të saj për peshkim.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-03-04

Duration: 01:22

Your Page Title