Report TV - Aktivistë të Spahiut tentojnë "të gozhdojnë" me forcë Bashkinë

Report TV - Aktivistë të Spahiut tentojnë "të gozhdojnë" me forcë Bashkinë

TIRANE - Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1, pas një protestë pa leje që AK zhvilloi këtë të premte para Bashkisë së Tiranës. Bashkë me të, u shoqërua edhe nënkryetari i Aleancës Kuq e Zi, Flavio Qarri, të cilët patën përleshje me policinë gjatë tentativës për tu futur në bashki e për të zënë derën me dërrasa.br br Pasi eshte marre ne pyetje, Spahiu eshte lene i lire rreth mesdites, ku mbajti nje pononcim te gjate per mediat, deri diku me tone kercenuese ndaj kryebashkiakut te Tiranes Erion Veliaj.br br "Me urdhër të lalit, njishit të Tiranës, të bukrit socialistit Erion Veliaj u vendos ndalimi i disa drejtuesve të AK, por sigurisht që nuk ka polici t'i bindet urdhrave të një kryebashkiaku karagjoz i cili sot bbëri gabimin e jetës. Vërtetë tentuat të na prangosni por harroni shprehjen popullore: Në ato maja rripa-rripa një herë ma hipe, herë ta hipa. Radha jote mbaroi, pranvera shqiptare do të afrojë me një kryengritje masive në rebelimin e të gjithë shqiptarëve, sot gabuat rëndë pas do të keni pas Kreshnik Spahiun gjithë jetën. Ti jo njish i Tiranës, po njish i burgjeve shqiptarë ke për tu bërë shumë shpejt. Se do të të përkedhelin të gjithë në qelitë të burgjeve. Këtë Tiranë nuk e pushtoi as Duçja as Hitleri po Edi dhe Eri. Askush nuk e di në mbrëmje por ngrihet çdo mëngjes me një kryengritje civile, kini kujdes kur shkoni në zyrë, mos guxoni të ecni rrugëve të Tiranës, në kafe, qytetarët do ju marrin para me vezë me domate. I gjithë populli do të bashkohet. Dita e gjykimit do të afrojë për ty. Në kazan plehrash do ju fusë publiku se ju nuk meritoni më shumë", tha Spahiu.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2016-03-04

Duration: 01:27

Your Page Title