PD në Gramsh: Pranë qytetarëve kundër padrejtësive qeveritare- Ora News

PD në Gramsh: Pranë qytetarëve kundër padrejtësive qeveritare- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Qytetarë të Gramshit të mbështetur edhe nga PD kanë protestuar për kushtet e vështira ekonomike dhe infrastrukturore. Përfaqësues demokratë vlerësuan se protestat janë e vetmja rrugë për zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.br Deputetë dhe përfaqësues të strukturave të PD ishin në Gramsh, ku iu bashkuan protestës së qytetarëve për kushtet e vështira të jetesës.br Sekretari i Partisë Demokratike për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, tha se protestat e qytetarëve në të gjithë vendin janë e vetmja rrugë që problemet e tyre të marrin zgjidhje para kësaj qeverie.br Në të njëjtën linjë ishte dhe deputetja Arbjola Halimi.br Salianji: Kjo qeveri po i varfëron më shumë qytetarët dhe kjo qeveri po bën që qytetarët e Gramshit dhe të Shqipërisë të jenë më të papunë, të jenë më të përbuzur, të jenë më në periferi. Janë sot më të papunë e më të varfër sepse punësimin, paratë, mundësitë që u jep ky vend i mrekullueshëm me këto burime natyrore i marrin dhe i shfrytëzojnë oligarkët e pushtetit, njerëzit e lidhur me Edi Ramën, njerëzit e lidhur me qeverinë.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-03-05

Duration: 01:02

Your Page Title