Report TV - Këndi i lojërave, protestat nisën që në kohën e Bashës kryetar Bashkie

Report TV - Këndi i lojërave, protestat nisën që në kohën e Bashës kryetar Bashkie

Protestat e Shoqërisë Civile për mbrojtjen e Parkut të Liqenit, kanë nisur që 4-vjet më parë, kur në krye të Bashkisë së Tiranë ishte Lulzim Basha.br br Një grup aktivistësh, rrethuan në mënyrë simbolike kufirin e parkut, për të treguar që kjo hapësirë e gjelbër e kryeqytetit, të kthehej në Zonë të Mbrojtur, në mënyrë që brenda saj të mos bëhen ndërtime.br br Pas "rrethimit" të Parkut, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile janë zhvendosur më pas te kryebashiaku i atëhershëm, Lulzim Basha, për t'i propozuar këtë zonë si Zonë të Mbrojtur. E njëjta kërkesë i është dërguar dhe Ministrit të Mjedisit atëherë, Fatmir Mediut.br br Sot pas 4-vitesh, Shoqëria Civile po proteston për të njëjtën hapësirë e cila sipas tyre rrezikohet të betonizohet, ndonëse sipas Bashkisë së Tiranës, aty do të ndërtohet një kënd lojërash për fëmijë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-03-09

Duration: 01:23

Your Page Title