Report TV - Pianoja e Tefta Tashko Koços do të shkojë në Muzeun Historik

Report TV - Pianoja e Tefta Tashko Koços do të shkojë në Muzeun Historik

Pianoja e sopranos së njohur shqiptare Tefta Tashko Koço e lënë në harresë prej vitesh në Liceun Artistik në Tiranë do të shkojë në Muzeun Historik Kombëtar.br br Drejtori i Muzeut, Melsi Labi konfirmon se janë bërë negociata me Ministrinë e Arsimit që ky instrument me vlera muzeale të zhvendoset në bazë të rregullave nga lista e inventareve të Liceut Artistik dhe pritet një ceremoni me ketë rast.br br Pianoja nuk është funksionale pohon drejtoresha e Liceut, e cila konfirmon praninë e instrumentit në këtë institucion, ku gjenden edhe relike të tjera me vlerë muzeale. Sopranoja Tefta Tashko Koco nuk e përdori asnjëherë në Liceun Artistik këtë piano, sepse ndërsa priste të niste mësimet ajo u kthye e sëmurë rëndë nga Rusia, ku kishte shkuar për t?u kuruar.br br Ylli i operës shqiptare nuk e mundi dot kancerin, që i mori jetën. Pianoja shumë e vjetër dhe vlera muzeale mbeti në shërbim të mësuesve e nxënësve të Liceut Artistik rreth 60 vjet pas vdekjes së Tefta Tashko Koços, njërës prej themelueseve të artit operistik në Shqipëri.


User: Report TV

Views: 7

Uploaded: 2016-03-10

Duration: 01:09

Your Page Title