Report TV - Sajmir Visha: Shteti paguan avokat për trafikant droge e kriminel të pasur

Report TV - Sajmir Visha: Shteti paguan avokat për trafikant droge e kriminel të pasur

Shteti shqiptar harxhon para duke paguar avokat kryesisht për trafikantë droge dhe persona të botës së krimit dhe pse ata kanë miliona euro pasuri.br br Këtë shqetësim e ngriti kreu i Avokatëve Penalistë Saimir Visha në një konferencë të kësaj dhome organizuar në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë.br br Po ashtu Visha kërkoi nga ministri Manjani dhe mbështetjen e tij për shqetësimin e avokatëve në lidhje me pagat e referencës.br br Për ministrin Manjani drejtësia penale ka mjaft probleme çka kuptohet dhe nga fakti se gjysma e të burgosurve në Shqipëri janë ende të padënuar.br br Avokatët shprehen mbështetjen për Reformën dhe kërkuan miratimin e reformës në drejtësi siç ishte parashikuar brenda vitit 2016, pasi sipas tyre miratimi i reformës do të rregullojë dhe statusin e avokatit në Republikën e Shqipërisë.


User: Report TV

Views: 6

Uploaded: 2016-03-18

Duration: 01:33