Ekspertët: ARMO u keqpërdor nga grupe kriminale dhe biznesmenë- Ora News

Ekspertët: ARMO u keqpërdor nga grupe kriminale dhe biznesmenë- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Kompania ARMO po shkon drejt shtetëzimit, duke pasur të njëjtin fat si CEZ. Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se me gropën e madh të borxheve që ka kompania dhe që vlerësohen mbi 600 milionë dollarë, rishtetëzimi është forma me më pak kosto për qeverinë, për t?i dhënë zgjidhje ngërçit me ARMO-n.br Zef Preçi, ekspert ekonomie: Për t?i dhënë një zgjidhje këtij problemi, mendoj se nuk duhet të përjashtohet shtetëzimi, ose rishtetëzimi. Një situatë pak a shumë e ngjashme me CEZ-n, për ta vënë në shfrytëzim. Fare mirë këtu mund të ndiqet skema, i famshmi privatizim me 1 euro, mund të bëhet mbas shtetëzimit, por duke u ofruar publikisht ndaj kompanive të mëdha.br Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: Rimarrja në administrim shtetëror, të lidhur me mbajtjen e pronësisë shtetërore të Albpetrolit. Si të thuash për të rikrijuar atë zinxhir, i cili ka qenë i këputur i privatizimeve të ndryshme që ndodhën në sektorin e hidrokarbureve në vite.br Ekspertët shpjegojnë arsyet pse ARMO, një nga kompanitë më të rëndësishme për ekonominë shqiptare përfundoi në krizë të thellë financiare dhe me një mal me borxhe.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-03-18

Duration: 02:21

Your Page Title