Plani vendor për Shkodrën, Ademi: Mundësi e mirë për të zhbllokuar investimet

Plani vendor për Shkodrën, Ademi: Mundësi e mirë për të zhbllokuar investimet

Subscribe në Ora News këtu br Pas një pune disa javore të grupit të ekspertëve te State University of Arizona nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kontraktuar nga Qeveria Shqiptare për hartimin e një plani të përgjithshëm vendor për Bashkinë e Shkodrës, eshtë mbajtur dëgjesa publike mbi analizen e gjëndjes së territorit.br Duke u ndalur tek resurset qe ka bashkia e re, kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se ky plan është një mundësi për krijimin e strategjive për përballimin e sfidave të përbashkëta.br Ajo renditi edhe problematikat që has kjo njësi me ndarjen e re ku kryesfidë është thithja e investimeve, rritja ekonomike dhe zvoglimi i papunësisë.br Voltana Ademi: Duhet të shohim hartimin e këtij plani si një mundësi e mirë për të zhbllokuar situatën e investimeve dhe për të iniciuar një proçes, për të ndërtuar bazat për zhvillimin e Shkodrës së të ardhmes.br Ndërsa, Besnik Aliaj, i cili do të punojë për këtë plan u shpreh se duhet që Shkodrën ta kthejmë në një të ashtuquajtur kryeqytet të rajonit pasi ndikimi në vendet fqinje është shumë i madh.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-03-18

Duration: 01:22

Your Page Title