Kukës - Stadiumi 400 mijë dollarësh i lojërave me dorë po grabitet për skrap

Kukës - Stadiumi 400 mijë dollarësh i lojërave me dorë po grabitet për skrap

Subscribe në Ora News këtu br Në Kukës vijon të dëmtohet stadiumi i lojërave me dorë, i dyti për nga rëndësia pas stadiumit të futbollit në qytetin verilindor. Ndonëse pak vjet më parë stadiumi u restaurua me fondin 400 mijë dollarë, sot pjesët metalike të stolave po vidhen për skrap.br Stadiumi i lojërave me dorë në qytetin e Kukësit, vepra e dytë më e rëndësishme pas stadiumit të futbollit ?Zeqir Ymeri?, vazhdon të jetë pre për vjedhësit e pjesëve metalike të stolave për skrap.br Siç duket edhe nga pamjet, përveç stolave plastikë është dëmtuar dhe fusha artificiale e basketbollit dhe volejbollit.br Drejtori i klubit shumë sportësh thotë se shumë shpejt do ndërhyhet nga Bashkia për rehabilitimin e këtij stadiumi, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e dëmtojnë.


User: Ora News Lajme

Views: 10

Uploaded: 2016-03-24

Duration: 01:07

Your Page Title