Report TV - Idrizi: Varreza për çamët e vrarë ose nuk lejojmë për ushtarët grekë

Report TV - Idrizi: Varreza për çamët e vrarë ose nuk lejojmë për ushtarët grekë

TIRANE - Nëse nuk ngrihen varrezat për çamët e vrarë, nuk do të lejojmë ndërtimin e varrezave të ushtarëve grek në vendin tonë. Këtë paralajmërim dha nga salla e Kuvendit kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.br br Ai vuri në fokus të fjalës së tij edhe vizitën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Greqi, ku tha se është shqetësuese që nuk u fol për çështjen çame.br br "Ne kemi kërkuar ngritjen e varrezave për çamët e vrarë nga bandat e Napolon Zervës. Do të marrim masa për moslejimin e ngritjes së varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri. Së bashku me shoqërinë civile do marrim masa?, tha Idrizi.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-03-24

Duration: 01:18