Report TV - Prokuroria kërkon 1 vit burg për ish-ministrin Myqerem Tafaj

Report TV - Prokuroria kërkon 1 vit burg për ish-ministrin Myqerem Tafaj

TIRANE - Ish ministri i Arsimit në qeverinë "Berisha" ka shkelur Ligjin duke akredituar padrejtësisht universitetin Vitrina dhe duhet të dënohet me 1 vit burg. Ka qenë kjo kërkesa e Prokurorisë së Përgjithsme e cila po ashtu e bëri përgjegjës Tafajn për një dëm ekonomik kundrejt 1869 studentëve dhe shtetit në vlerën e 1 milion eurove.br br Kjo kërkesë e Prokurorisë së përgjithshme vjen një vit pas kallëzimit të bërë për ish Ministrin Myqerem Tasfaj i cili në seancën e kësaj të enjte zgjodhi të mos ishte i pranishëm.br br Tafaj u kallëzua më 26 Mars 2015 nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë së arsimit Plarent Ndreca i cili asokohe zbardhi dhe padinë në një komunikim me mediat në dalje të prokurorisë.br br Për mbrojtjen e ish Ministrit kjo akuzë nuk qëndron pasi ai ka vepruar në përputhje me ligjin, por është gjykata ajo që do të caktojë me vendim nëse ish ministri sot deputet i partisë demokratike do të dënohet apo jo?br br Por çfarë ndodh nëse Tafaj dënohet?br br Në rast të një dënimi nga gjykata e lartë, Myqerem Tafaj do të humbë mandatin e deputetit dhe automatikisht ai kthehet në subjekt të ligjit për dekriminalizimin duke humbur të drejtën për të ushtruar funksione shtetërore në të ardhmen.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-03-24

Duration: 01:31