“50 vjet burg për armëmbajtje pa leje”, Llalla letër Kuvendit e Qeverisë: Rishikoni Kodin

“50 vjet burg për armëmbajtje pa leje”, Llalla letër Kuvendit e Qeverisë: Rishikoni Kodin

Subscribe në Ora News këtu br Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit, Qeverisë dhe ministrisë së Drejtësisë rishikimin e disa paragrafëve të nentit 278 të Kodit Penal që ka të bëjë me armëmbajtjen pa leje.br Kjo kërkesë vjen pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila, pasi shfuqizoi dënimet e rënda për armëmbajtjen pa leje në ambjente publike, ka krijuar një konfuzion ligjor në zbatimin e këtij neni në praktikë.br Po kështu kërkohet të korrigjohet dhe gabimi material për masën e dënimit i cili është shkruar 50 vjet burg, një masë dënimi më e lartë se ajo që parashikon ligji për dënimin me burgim për krime.br Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në shkresën drejtuar institucioneve kryesore, shprehet se ?pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe me shtesat që i janë bërë nenit 278 të Kodit Penal me ligjin 1352015, gjykojmë se është e nevojshme ndërhyrja legjislative për të plotësuar dispozitën në mënyrë që të shmanget çdo keqinterpretim në zbatimin e saj në praktikë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-03-27

Duration: 01:45