Tirana me shfaqjet e nëntorit - News, Lajme - Vizion Plus

Tirana me shfaqjet e nëntorit - News, Lajme - Vizion Plus

Opera, teatër, ekspozita? Tirana këtë fundjavë ofron shfaqje gati gati të vjetruara. Sigurisht të reja për ata që nuk kanë mundur të kalojnë pak kohë në institucionet e kulturës gjatë nëntorit. Turi në Itali i artistëve më të mirë të Teatrit të Operës dhe Baletit ka mbyllur dyert e këtij institucioni në Tiranë. Ndryshe nga Tirana këtë jave ne teatrot e Durrësit dhe Shkodrës kane ngjitur ne skene vepra tërheqëse. ?Kandili i Argjandë?, një vepër e Martin Camaj ka pasur impakt te publiku, e për këtë arsye, trupa e ?Migjenit? pritet të mbërrijë të dielën në teatrin Eksperimental në kryeqytet. Yllka Mujo dhe Bujar Lako këtë fundjavë janë ngjitur në skenën e teatrit të Durrësit për të sjellë veprën ?Kush e solli Doruntinën?, që sipas regjisorit Laert Vasili duartrokitjet e kane rikthyer disa here në skenë. Onufri dhe ekspozita e Artur Gorishtit vijojnë ne Galerinë Kombëtare, ndërsa më e reja nga arti vizual është ?Molla? e Gazmend Lekës, një ekspozitë që përcjell plot ngjyra në galerinë e Akademisë së Arteve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-03-27

Duration: 01:06