“Të shkarkohet myftiu” - News, Lajme - Vizion Plus

“Të shkarkohet myftiu” - News, Lajme - Vizion Plus

Këshilli i Myftinisë së Librazhdit ka kërkuar këtë të diele shkarkimin e kryemyftiut Taulant Bica, me argumentin se prej muajsh nuk ushtron funksionin e tij, por ka sjellë përplasje me islamin tradicional. Imamë dhe besimtarë myslimanë ne një tubim te posaçëm kërkuan nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë largimin e myftiut Bica. Ata akuzuan edhe KMSH-në se, nuk ka marrë asnjë masë për situatën e krijuar. Këshilli i Myftinisë deklaroi se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, për të vënë në vend dinjitetin e anëtarëve të tij dhe besimtarëve të Librazhdit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2016-03-27

Duration: 01:16