Report TV - Familja me 25 anëtarë ...në 75 metra katrorë!...të detyruar nga varfëria

Report TV - Familja me 25 anëtarë ...në 75 metra katrorë!...të detyruar nga varfëria

Strehimi i komunitetit rom është një ndër problemet më shqetësuese sot në vend. Veç Tiranës probleme ka edhe në rrethet e tjera, ku kushtet e jetesës së këtij komuniteti janë nën nivelin e jetesës. Në qytetin e Elbasan një familje prej 25 anëtarësh është e detyruar të jetojë në një ambient prej 70 metrash kator, tërësisht të amortizuar. br br Pesë vëllezër të familjes Lolja bashkë me fëmijët e tyre kanë edhe problemin e varfërisë ekstreme. Bashkëjetesa në një strehë e 25 anëtarëve të familjes bëhet e vështirë edhe për shkak të pamundësisë për të gjetur një punë dhe për të siguruar të ardhura. br br Elbasani numëron rreth 2000 familje që kërkojnë strehë. Së fundi ka nisur programi i strehimit ndërkohë që në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u miratua bonusi i strehimit për 70 familje, 40 prej të cilave të komunitetit rom dhe egjiptian.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-03-27

Duration: 00:53