Report TV - Promovohet "Skënderbegasit në vite" Moisiu: Ne ushtarakët, më patriotët

Report TV - Promovohet "Skënderbegasit në vite" Moisiu: Ne ushtarakët, më patriotët

Skënderbegasit në vite, libri i dy autorëve Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzollari u promovuar sot në Muzeun Kombëtar në kujtim të 80 mijë ish nxënësve që e frekuentuan këtë shkollë deri para 23 vitesh. Shkolla ushtarake që përgatiste kuadro për mbrojtjen e vendit është një histori që nuk duhet harruar, tha autori i librit Maksim Fezollari.br br Aktivitetin e përshëndeti edhe ish presidenti i vendit Alfred Moisiu. ?Ne ushtarakët ishim më patriotë nga të gjithë?, tha ish presidenti Moisiu, pasi tregoi disa ngjarje nga jeta e ushtarakëve para viteve ?90.br br Pas viteve 90, një pjesë e ish ushtarakëve u shpërndanë në profesione të ndryshme. Njëri prej tyre është kryetari aktual i bektashinjve të Shqipërisë, baba Mondi. Ai u vlerësua mes 136 oficerëve që dolën nga bankat e shkollës ?Skënderbej? me certifikatën e Mirënjohjes nga Ministrja e Mbrojtje, Mimi Kodheli. Baba Mondi, që prej vitesh ka veshur petkun e klerikut të fesë bektashiane, çmon mësimet e shkollës ushtarake për mbrojtjen e atdheut.br br Mes një dokumentari dhe kujtimeve të shumta të brezave të ushtarakëve që lanë shenjë në historinë e Shqipërisë para viteve 90, u mbyll promovimi i librit ?Skënderbegasit në vite?.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2016-03-28

Duration: 01:29