Shkodër - Burg pa afat të arrestuarve për trafik armësh, u kapën me 6 mina me telekomande

Shkodër - Burg pa afat të arrestuarve për trafik armësh, u kapën me 6 mina me telekomande

Subscribe në Ora News këtu br Gjykata e shkallës së parë në Shkodër i ka lënë në burg Flamur Begajn (Dinosha), Hilmi Isufajn dhe Shkelzen Metaliajn, të cilët u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar ?Porosia?, pasi iu sekuestruan 6 mina të telekomanduara në distance, 2 pistoleta, 1 snajper dhe 2 celularë.br Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, kërkesë kjo që erdhi nga prokurori i çështjes Albert Muçaj, pasi kjo lidhej me arsyet hetimore sipas tij në ngarkim të 3 të ndaluarve.br I pari përpara togave të zeza doli Flamur Begaj, i cili nuk ka pranuar akuzën e trafikimit të armëve, duke deklaruar se në pronësi të tij ka qenë vetëm snajperi, të cilin e kishte ne banesë që prej vitit 1997.


User: Ora News Lajme

Views: 17

Uploaded: 2016-03-31

Duration: 01:09