Report TV - Basha refuzon ftesën e Ramës për dialog: Tryezë me kusht

Report TV - Basha refuzon ftesën e Ramës për dialog: Tryezë me kusht

Lulzim Basha pranon të ulet në tryezë me Edi Ramën vetëm nëse dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese dy deputetët Suli dhe Leskaj. Përgjigja për letrën e kryeministrit ka ardhur mbrëmjen e së enjtes ku lideri i opozitës kushtëzon dialogun.br br ?Ndaj ftesa juaj merr kuptim vetëm nëse pala juaj e pranon këtë parim ashtu si opozita, siç e pranon çdo kusht me mendje të shëndoshë, dhe për këtë jepni paraprakisht provën e domosdoshme ? atë të zbatimit të menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e nenit 704 të Kushtetutës", thuhet në letrën e kreut të PD.br br Në korrespondencën me kryeministrin Rama, Lulzim Basha rendit rastet kur ka kërkuar dialog me shefin e mazhorancës por nuk ka gjetur bashkëpunimin e tij. Ndaj ftesa e Edi Ramës konsiderohet e vonuar.br br "Si gjithmonë, jam i gatshëm të takohemi për çështjet më të rëndësishme: zbatimi pa pengesa i dekriminalizimit, krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e te ndershme, vijimi i duhur i reformës në drejtësi dhe çështje të tjera të rëndësishme përfshirë një reformë te plotë Kushtetuese; Ndërsa nuk mund të takohemi assesi për të diskutuar opsione antikushtetuese me vetëdijen se mund të mos biem dakord dhe antikushtetutshmëria të vazhdojë si normalitet. Një forum i këtillë nuk është asfare përmasë civilizimi por e kundërta e tij", ka theksuar kryetari i PD, Basha.br br Më herët në një prononcim për mediat, shefi i selisë blu deklaroi se nuk ishte njohur me letrën e rivalit, por kurrsesi nuk do t'i mbyllte dyert dialogut. Disa orë më vonë, kryetari demokrat ndryshon qëndrim, duke kushtëzuar edhe tryezën e dialogut të nivelit të lartë, të kërkuar me ngulm nga demokratët, me mandatet e deputetëve Suli e Leskaj, dekriminalizimi e zgjedhjet e lira e të ndershme.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-03-31

Duration: 02:00