Reforma në drejtësi - Letra Rama-Basha, Tabaku: Përgjigja e kreut të PD, jo refuzim dialogu

Reforma në drejtësi - Letra Rama-Basha, Tabaku: Përgjigja e kreut të PD, jo refuzim dialogu

Subscribe në Ora News këtu br Deputetja Jorida Tabaku vlerëson se përgjigja e Lulzim Bashës Basha ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama, nuk është refuzim i dialogut. Për të përforcuar këtë qëndrim, Tabaku rikujton të gjitha reformat për të cilat më parë, kryedemokrati ka kërkuar dialog.br Tabaku: Ka një historik, Basha nuk ka refuzuar, Basha ka thënë le ta fillojmë reformën në drejtësi duke zbatuar drejtësinë. Nuk ka kompromis për reformën në drejtësi nëse nuk e zbatojmë drejtësinë.br Dhe në një situatë kur demokratët duken të palëkundur në qëndrimin e tyre, Tabaku beson se do të jetë PS ajo që do ta bëjë hapin pas.br Tabaku: Unë besoj se edhe PS do të tërhiqet dhe do të gjejë një rrugë ashtu siç u tërhoq për Byronë Kombëtare të Hetimit.br Nën petkun e deputetës por dhe si njohësë e mirë e ekonomisë, demokratja vlerëson se vendi sot është në një situatë të vështirë për faj të qeverisë, ndërsa thekson se PD nga ana e saj është gati si alternativë për qytetarët.br Tabaku: Po rriten shpenzimet, po ulet konsumi, po ulet kredia në ekonomi, pagat nuk po rriten. Të gjitha këto kanë krijuar këtë situatë deflacioni dhe kjo e thënë jo nga PD, por e thënë me shifrat e INSTAT dhe të BSH.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-04-03

Duration: 01:26