Në tremujorin e katërt 2015 dolën nga skema e ndihmës ekonomike 2067 familje

Në tremujorin e katërt 2015 dolën nga skema e ndihmës ekonomike 2067 familje

Subscribe në Ora News këtu br Në fund të vitit 2015, nga skema e ndihmës ekonomike janë nxjerrë 2067 familje. INSTAT raporton se në tremujorin e fundit skema u tkurr me 2.6 kundrejt tremujorit të mëparshëm. Elbasani rezulton qarku me numrin më të madh të familjeve përfituese. Paralelisht me tkurrjen e skemës janë ulur edhe shpenzimet që Qeveria bën për ndihmën ekonomike. Gjatë vitit 2015 janë dhënë 4 miliardë lekë më pakbr Tkurret skema e ndihmës ekonomike. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e fundit të 2015-ës, numri i familjeve që u trajtuan me ndihme ekonomike arriti ne 79.530, duke pësuar një rënie prej 2067 familje ose me 2.6 kundrejt tremujorit të mëparshëm.br INSTAT konstaton se Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, me 18.6 të totalit që përfitojnë në shkallë vendi, pasuar nga Dibra, Shkodra dhe Kukësi.br Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 51 e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-04-03

Duration: 01:37

Your Page Title