Report TV - Tiranë, vendoset pllakata përkujtimore e Janosh Huniadit

Report TV - Tiranë, vendoset pllakata përkujtimore e Janosh Huniadit

Bashkia e Tiranës, ka vendosur sot pllakatën përkujtimore të Heroit Kombëtar të Hungarisë Janosh Huniadi në kryeqytet. Në ceremoninë e posaçme, Veliaj shoqërohej nga presidenti hungarez Janush Hader.br br Në fjalën e tij, Veliaj tha se Janosh Huniadi është një fugurë e madhe jo vetëm për hungarezët por edhe për të gjithë shqiptarët.br br ?Një figurë që vjen në një moment kyç të historisë shqiptare që shënjon marrëdhënien mes dy vendeve tona,? tha Veliaj.br br Kryebashkiaku shtoi se pllakata e përkujtimore e Huaniadit është vendosur në Sheshin Skënderbej, përballë Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, si miku i tij i ngushtë dhe simbol i miqësisë mes dy vendeve.br br Pas fjalës së tij, Veliaj dhe Ader vendosën dy kurora me lule në pallakatën përkujtimore dhe u përulën në respekt të heroit hungarez.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2016-04-06

Duration: 01:13

Your Page Title