Report TV - Shtëpia e fëmijëve nga motrat e Nënë Terezës, kremtohet 25-vjetori

Report TV - Shtëpia e fëmijëve nga motrat e Nënë Terezës, kremtohet 25-vjetori

Në kuadër të 25-vjetorit të hapjes së shtëpisë së parë për fëmijët me aftësi të kufizuara nga motrat e Nënë Terezës, pranë këtij objekti është kremtuar një meshë e shenjtë, ndërsa i pranishëm ishte edhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Angelo Massafra.br br Në fjalën e tij para të pranishmëve, Arqipeshkvi Massafra falenderoi Nënë Terezën për veprën e saj që ka bërë për hapjen e kësaj shtëpie, si edhe murgeshat për punën që ato bëjnë me këto fëmijë.br br Gjithashtu, ai tha se ky 25-vjetor përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës që do të bëhet nga Shtatori i këtij viti.br br 6 Prilli i vitit 1991 ishte data kur kjo shtëpi mirëpriti shumë fëmijë me aftësi të kufizuar, ndërsa data 15 Gusht 1989 shënon vizitën e parë të Nënë Terezës në vendin tonë.


User: Report TV

Views: 6

Uploaded: 2016-04-06

Duration: 01:19

Your Page Title