Report TV - Parajsat fiskale, Sejko: S’kemi informacion për transferta të dyshimta

Report TV - Parajsat fiskale, Sejko: S’kemi informacion për transferta të dyshimta

Pas shpërthimit të skandalit të parajsve fiskale, i pagëzuar si ?Panama Papers?, Guvenatori Gent Sejko tha sot se Banka e Shqipërisë nuk ka informacion për transferta të dyshimta në drejtim të vendeve ?offshore?.br br I pyetur nga Raport TV mbi kompanitë koncesionare shqiptare me lidhje në parajsat fiskale, Sejko tha se bankat shqiptare nuk janë të përfshira në dërgesa të paligjshme jashtë vendit.br br Deklarata e Sejkos u bë gjatë konferencës për shtyp, ku bëri me dije se Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë normën bazë të interesit në nivelin më të ulët historik prej 1.5. Ai argumentoi se ky vendim erdhi për shkak të rënies së projeksioneve për inflacionin, që në fund të këtij viti pritet të jetë 1.9, nga 2.3 që ishte parashikimi I mëparshëm.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-04-06

Duration: 01:23