Inaugurimi i Hashim Thaçit - News, Lajme - Vizion Plus

Inaugurimi i Hashim Thaçit - News, Lajme - Vizion Plus

Ceremonia e inaugurimit te presidentit të ri të Kosovës Hashim Thaçi ka nisur me ketë gjest simbolik, dorëzimin e ligjit themeltar të shtetit nga ish-presidentja Ahtifete Jahjaga. Duke folur përpara politikaneve te Kosovës dhe delegacioneve te huaja, përfshi dhe atë shqiptar te kryesuar nga kryeministri Rama, Hashim Thaçi deklaroi se do te jete garant i Kushtetutës se vendit. Ai tha se do te jete një president qe do te përfaqësoje te gjitha palët politike. Te pranishëm ne ketë ceremoni ishin kryeministri i Shqipërisë Rama, kryepralamentari Meta, politikane te partive shqiptare ne Maqedoni, si dhe përfaqësues te larte te selive diplomatike ne vend. Ceremonia inaugurimit u parapri nga një incident. Aktiviste te Vetëvendosjes hodhën gaz lotsjellës para nisjes se saj. Një prej tyre është arrestuar nga policia.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2016-04-09

Duration: 01:40

Your Page Title